Për programin
Programi Work & Travel USA është program për shkëmbim kulturor Exchange Visitor Program. Ky është programi më i njohur për studentë. Qëllimi i këtij programi është t’ju mundësojë studentëve të huaj, që gjatë stinës së Verës të jetojnë dhe punojnë në SH.B.A dhe në këtë mënyrë të përvetësojnë edhe gjuhën Angleze, të njohin jetën amerikane dhe të njohin miq të rinj. Për të mbuluar shpenzimet e jetesës në SH.B.A pjesmarrësit e programit do të kenë mundësi të punojnë në pozicione pune në fushën e turizmit, hotelerisë, tregti dhe të tjera.
SPONSORËT TANË
Sponsorët e programit Work and Travel USA janë nga SHBA. Ata posedojnë licensë nga Departamenti i Shtetit për organizimin e programeve për shkëmbim kulturor.
PËRSE NAROM TRAVEL ALBANIA ?
-
Kompania më e madhe me numër pjesëmarrësish në Shqipëri
-
Partner i sponsorëve më të mëdhenj dhe të sigurtë Amerikan
-
Sistemin më të lehtë dhe të thjeshtë për organizimin e programit
-
Mbështetje dhe support gjatë gjithë hapave në aplikim edhe gjatë programit
-
Nuk ofrojmë vetëm programin por të gjithë eksperiencën, nga një staff ish-pjesëmarrës
-
Partnerë dhe zyra në të gjithë Ballkanin
Kushtet e pjesmarrjes
-
Mosha nga 18 – 28 vjeç
-
Të jeni duke ndjekur studimet me kohë të plotë Bachelor, Master ose Phd, në universitet të akredituar
-
Njohja e gjuhës Angleze në nivel mesatar
-
Të jeni tolerantë, fleksibël, të përgjegjshëm, të vetëdijshëm dhe të aftë të jetojni në mënyrë të pavarur
Hapat e aplikimit
01
Kandidatët e interesuar fillimisht duhet të plotësojnë aplikimin online ose të vizitojnë zyrat e Narom Albania duke marrë me vete vërtetim që jeni student me kohë të plotë dhe ID ose kopje të pasaportës. Pas kësaj do të bëni një intervistë me koordinatorin e programit në zyrë ose online.
02
Pasi të kaloni intervistën dhe të pranoheni në program, ju paguani këstin e parë të kostos totale të programit.
03
Nëse zgjidhni opsionin Self Placement, duhet të sillni ofertën e punës nga punëdhënësi juaj nga SHBA
04
Nëse zgjidhni opsionin Job Placement , ju merrni pjesë në një nga panairet tona të punës
05
Pasi të nënshkruani ofertën e punës, ju paguani shumën e mbetur të kostos totale të programit dhe ne i dërgojmë dokumentet tuaja në Shtetet e Bashkuara
06
Pasi të keni marrë formularin e vizës (DS2019) ju caktojmë intervistën për vizë në Ambasadën Amerikane në Tiranë
07
Ke intervisten në ambasadë dhe merr vizen
08
Blen biletën e avionit nëpërmjet Narom Albania.
09
Merrni pjesë në seancën e orientimit
10
Paketoni valixhet dhe përgatituni për eksperiencën më fantastike sepse këtë verë do të shkoni në SHBA!
Opsioni 1: Job Placement
Pjesmarrësit në programin Work and Travel USA mund të punojnë në punë sezonale në qendra turistike në mbarë SHBA-të (parqe nacionale dhe argëtimi, hotele, restorante, shitore). Nga pjesmarrësit kërkohet që të jenë: të përgjegjshëm, të vetëdijshëm, të vlefshëm për vendin e punës, serioz dhe fleksibil. Fitimi i vendit të punës varet shumë nga vetë aplikanti (njohja e gjuhës angleze, dëshira për të punuar, njohuritë dhe aftësitë që posedon, data e nisjes dhe periudha për të cilën do të punojë) por më shumë nga nevoja e punëdhënësit në SHBA. Vendimin final për aplikuesin e mer vetë punëdhënësi. Mënyra e aplikimit për pozicionin e punës a) Application Placement (nëpërmjet profilit online) Nëpërmjet profilit të tyre online, pjesmarrësit e programit kanë qasje në pozicionet e punës në të cilat kanë të drejtë aplikimi. b) Skype Placement (nëpërmjet intervistës me punëdhënësin në Skype) Kandidatët e interesuar mund të caktojnë një intervistë në Skype me punëdhënësin dhe në këtë mënyrë të fitojnë pozicionin e punës. Kandidatët të cilët zgjedhin të kalojnë Skype interview me punëdhënësin, mund të aplikojnë vetëm në pozicionet e punës për Skype Interview. c) Job Fair (takim direkt me punëdhënësin) Kandidatët kanë mundësi të bisedojnë direkt me punëdhënësin e ardhur nga SHBA-të. Gjetja e pozicioneve të punës zgjat deri në momentin e aplikimit për vizë. Prioritet për këto pozicione pune kanë kandiatët të cilët kanë aplikuar më herët në programin Work & Travel USA.
Opsioni 2: Self Placement
Studentët të cilët zgjedhin këtë mënyrë të aplikimit, janë të detyrar që të paraqesin edhe ofertën e punës në formularin përkatës. Formulari, pozicioni i punës, duhet të jenë të qartë, të plotësuar me korrektësi, dhe të firmosur nga ana e studentit dhe nga ana e punëdhënësit në SHBA. Data e aplikimit dhe data e formularit duhet të përputhen. Sponsorët e programit do të kontaktojnë punëdhënësin e zgjedhur nga ju në SHBA për të konfirmuar vlefshmërinë e pozicionit të punës të dhënë nga ai. Në rast se ky pozicion pune nuk pranohet nga Sponsorët, student duhet patjetër të gjejë një pozicion tjetër pune ose (në të kundërt) nuk i lejohet pjesmarrja në program. Gjithashtu është e nevojshme që studenti të kërkojë nga punëdhënësi të cilin e ka zgjedhur, që ai të jetë në dispozicion vazhdimisht, në mënyrë që Sponsori i programit të ketë mundësi ta kontaktojë për të konfirmuar pozicionin e punës. Punëdhënësi është i detyruar të paraqesë Sponsorit dokumentacionin e nevojshëm me të cilat ai do ta vërtetojë se vepron legalisht (business license, worker’s compensation number).
Si të aplikoj?
Kandidatët e interesuar fillimisht duhet të plotësojnë aplikimin online. Pasi të kontaktohen nga Narom Travel Albania, duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë: 1. Plotësimi i formularit tek zyra. 2. Vërtetim nga universiteti që është student me kohë të plotë (vërtetimi të jetë në gjuhën angleze ose i përkthyer në Anglisht nga përkthyes i autorizuar) 3. Fotokopje të pasaportës 4. Një fotografi në formatin e pasaportës 5. Vërtetim të pagesës së këstit të parë Të gjitha këto dokumentacione duhet të jenë të sakta dhe të qarta (të dhënat e këtyre dokumentave do të përdoren edhe në formularin DS-2023, në bazë të të cilit merret viza J-1). Për vërtetësinë e të dhënave aplikuesi ka përgjegjsi morale dhe financiare. Sponsori rezervon të drejtën për të kërkuar dokumenta shtesë në rast nevoje. Të gjithë studentët që udhëtojnë si grup (dy apo tre persona bashkë), gjatë aplikimit online duhet të shënojnë të dhëna identike sa i përket vendodhjes dhe llojit të punës, përndryshe nuk do të ftohen bashkarisht nga punëdhënësi dhe proçesi i fitimit të pozicionit të punës mund të zgjasë. Me qëllim që të fitojnë pozicionin e punës sa më shpejtë dhe lehtë, është e këshillueshme që të zgjedhin më shumë se një pozicion pune. Sa më e madhe të jetë zgjedhja e juaj aq më shpejtë mund të fitoni pozicionin e punës. Pasi të dorëzojë dokumentacionin e nevojshëm për aplikim, kandidati do të pranojë një e-mail nga kompania jonë me shifrën përkatëse si dhe udhëzimin për aplikimin online. Është e obligueshme që të kontrolloni çdo ditë e-mail-in tuaj dhe aplikimin online. Pas aplikimit online dhe kompletimin e dokumentacionit të nevojshëm, kandidati duhet të kalojë intervistën e gjuhës Angleze pranë zyrave tona. Kjo intervistë është e thjeshtë dhe e shpejtë, pasi qëllimi është që të kontrollojmë njohuritë tuaja bazë mbi gjuhën Angleze. Vendimin final për pranimin e kandidatit në punë e mer organizata Sponzore nga SHBA.
Përgatitija për vizë
Kandidatët e interesuar fillimisht duhet të plotësojnë aplikimin online. Pasi të kontaktohen nga Narom Travel Albania, duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë: 1. Plotësimi i formularit tek zyra. 2. Vërtetim nga universiteti që është student me kohë të plotë (vërtetimi të jetë në gjuhën angleze ose i përkthyer në Anglisht nga përkthyes i autorizuar) 3. Fotokopje të pasaportës 4. Një fotografi në formatin e pasaportës 5. Vërtetim të pagesës së këstit të parë Të gjitha këto dokumentacione duhet të jenë të sakta dhe të qarta (të dhënat e këtyre dokumentave do të përdoren edhe në formularin DS-2019, në bazë të të cilit merret viza J-1). Për vërtetësinë e të dhënave aplikuesi ka përgjegjsi morale dhe financiare. Sponsori rezervon të drejtën për të kërkuar dokumenta shtesë në rast nevoje. Të gjithë studentët që udhëtojnë si grup (dy apo tre persona bashkë), gjatë aplikimit online duhet të shënojnë të dhëna identike sa i përket vendodhjes dhe llojit të punës, përndryshe nuk do të ftohen bashkarisht nga punëdhënësi dhe proçesi i fitimit të pozicionit të punës mund të zgjasë. Me qëllim që të fitojnë pozicionin e punës sa më shpejtë dhe lehtë, është e këshillueshme që të zgjedhin më shumë se një pozicion pune. Sa më e madhe të jetë zgjedhja e juaj aq më shpejtë mund të fitoni pozicionin e punës. Pasi të dorëzojë dokumentacionin e nevojshëm për aplikim, kandidati do të pranojë një e-mail nga kompania jonë me shifrën përkatëse si dhe udhëzimin për aplikimin online. Është e obligueshme që të kontrolloni çdo ditë e-mail-in tuaj dhe aplikimin online. Pas aplikimit online dhe kompletimin e dokumentacionit të nevojshëm, kandidati duhet të kalojë intervistën e gjuhës Angleze pranë zyrave tona. Kjo intervistë është e thjeshtë dhe e shpejtë, pasi qëllimi është që të kontrollojmë njohuritë tuaja bazë mbi gjuhën Angleze. Vendimin final për pranimin e kandidatit në punë e mer organizata Sponzore nga SHBA.
Intervista për vizë
Çdo aplikant gjatë intervistës në ambasadë duhet të demonstrojë që ai/ajo plotëson kriteret e mëposhtme për pjesmarjen në programin Work and Travel. Dështimi për të demonstruar një ose më shumë nga këto kualifikime tek Konsuli gjatë intervistës do të rezultojë në refuzim. Student i rregullt në një institucion të akredituar post-sekondar; Studentët të cilët kanë përfunduar së paku një semestër të vitit parë të studimit; Sufficient English language proficiency – Pjesëmarrësit duhet të demonstrojnë aftësi të mjaftueshme në gjuhen angleze për të mundësuar ata që të mos kryejnë vetëm detyrat e tyre të punës, por edhe për të bashkëvepruar në mënyrë efektive me autoritetet e zbatimit të ligjit dhe të personelit mjekësor, dhe të mbajnë bisedat jo të lidhura vetëm me punën. Zyrtarët konsullorë do të vlerësojnë aftësitë e gjuhës angleze bazuar mbi aftësinë e aplikantit në kohën e intervistës. Studentët të cilët nuk janë në vitin final duhet të demonstrojnë se do të vazhdojnë me aktivitet si student deri pas zgjatjes së programit. Apsolventët duhet të tregojë plane të mjaftueshme për ti demonstruar Konzulit se do të kthehen pas përfundimit të programit.
Kur fillon dhe kur mbaron periudha e punës
Në përputhje me rregulloren e programit, studentët nga vende të ndryshme fillojnë dhe mbarojnë pjesmarrjen në program në kohë të ndryshme. Është paraparë që për vitin 2023, studentët nga Shqipëria të marin pjesë gjatë periudhës Korrik – Tetor
Çfarë mund të punosh?
1.Në hotel: *front desk clerk – shërbyes në recepsion; *housekeeper – shërbyes dhomash; *doorman – portier; *maintenance worker – mirëmbajtës; *laundry worker – punëtor në lavanderi; 2.Në restorant: *busser – ndihmës kamarier; *waiter/waitress – kamarier/kamariere; *host/hostess – i prisni mysafirët në restorant, i ulni dhe i shërbeni me menu; *cook – kuzhinier; *kitchen help – ndihmës kuzhinier; *banquet server – kamarier/kamariere nëpër dasma; 3.Në shitore, kioskë ose supermarket: *cashier – puntor në kasë; *retail sales assistant – shitës robash ose suvenirësh; *warehouse assistant – ndihmës në depo; 4.Në pompë të benzinës: *gas attendant – punëtor në pompë të benzinës; 5.Në park zbavitës: *games/ride operator – punëtor në park zbavitës; *ticket sales – shitës biletash; 6.Në zinxhir fast food: *cook – kuzhinier; *cashier – punëtor në kasë; *kitchen help – ndihmës kuzhinier; 7.Në parqe nacionale – ato janë zona të mëdhaja dhe të mbrojtura në SHBA, të cilat tërheqin shumë turistë për shkak të natyrës të bukur natyrore. Këtu ju mund të punoni për secilën nga pozitat e lartpërmendura, dhe përveç kësaj ju mund të punoni edhe si: *tour guide – udhëheqës turistik; *lifeguard – shpëtimtar në pishinë.