SPANJA
ORGANIZIMI I SHKOLLËS
Në shkollën e gjuhës janë të angazhuar një ekip i personelit të punësuar permanent të detyruar të monitorojnë punën e secilit student individualisht. Duke filluar nga drejtori i shkollës, Accommodation Manager – (Menaxhuesin e Strehimit) përgjegjës për akomodimin, profesorët,–Academic Counselor (Këshilltarë Akademik) personi përgjegjës në ndjekjen e progresit të secilit nxënës, Activities Director (Drejtor i Aktiviteteve) – personi përgjegjës për organizimin e aktiviteteve shoqërore, kulturore dhe sportive të kursantëve.
MËSIMI
26 ose 32 orë Gjuhë Spanjolle në javë (General – Course Intensive) duke përfshirë 6 iLab orë mësim interaktiv me ndihmën e kompjuterëve dhe një profesor që udhëheq mësimin. Gjatë verës, shkolla organizon kursin Bazë të gjuhës spanjolle që përmban 20 orë në javë (ky kurs nuk përfshin mësimin iLab). Orët zgjasin 40 minuta. Kurset janë parashikuar dhe organizuara në atë mënyrë që mësimi i gjuhës është përshtatur me nevojat e individit dhe njohjes paraprake të gjuhës gjë që përfaqëson një kombinim ideal të të mësuarit, argëtimit dhe kohës së lirë. Para fillimit të kursit është e detyrueshme të testohet studenti dhe varësisht nga ajo sa e njeh gjuhën, ndahen në grupe sipas niveleve të mëposhtme: Beginner, Elementary, Pre-intermediate, Intermediate, Upper intermediate, Pre-advanced dhe Advanced. Grupet maximalisht përbëhen nga 15 studentë. Të gjithë materialet e kursit ofrohen dhe përfshihen në çmimin e kursit. Pas përfundimit të kursit, secili student merr një certifikatë.
AKOMODIMI
Ndjekësit e kursit të gjuhës frenge mund të vendosen sipas zgjedhjes së tyre:
-
Në një familje: Akomodimi ofrohet dhe sigurohet në dhoma me dy shtretër ku ofrohet pansion i plotë nga e hëna deri të premten dhe gjysëmpansion në fundjavë. Shtrat shtesë, mund të vendoset edhe në dhoma një shtretëshe. Në dhoma akomodojnë studentë të kombësive të ndryshme me qëllim që të flasin sa më shumë në gjuhën angleze…
-
Në konviktet studentore: Akomodimi është i siguruar me vendosjen e studentëve në dhoma me një, dy, tre apo dhoma me më shumë shtretër. Sa i takon ushqimit zakonisht bazohet në vetë-ushqyerjen self-catering (vetë-shërbim), duke përdorur një kuzhinë të përbashkët. Informacione më të hollësishme rreth akomodimit për çdo destinacion mund të merret në agjensinë Narom Travel.
AKTIVITETET JASHTË ORARIT MËSIMOR
Pas përfundimit të orës mësimore shkolla organizon aktivitete sportive dhe sociale për vizitorët (gara sportive, Barbecue, vizitë e vendeve-kulturo historike qyteteve dhe vendeve interesante etj.) Këto aktivitete organizohen dhe menaxhohen nga studentë fillestarë në mënyrë që të zhvillojnë dhe zgjërojnë shoqërinë, njohjen mes veti si dhe të perfeksionojnë gjuhën spanjolle. Shkolla gjithashtu organizon ekskursione ditore, të cilat janë me zgjedhje dhe paguhen më shumë.
NË PROGRAM ËSHTË PËRFSHIRË:
-
Kursi i gjuhës
-
Akomodimi në një familje me dhoma me dy shtrtëre (ushqimi gjysëmpansion gjatë ditëve të fundjavës dhe pansion në i plotë në ditët e ndjekjes të mësimit) si dhe konvikt studentor bashkë me guzhinën.
-
Aktivitetet jashtë shkollore të organizuara nga shkolla e gjuhës.
-
Materiale për ndjekjen e mësimit
-
Përdorimi i internetit dhe e-mail
-
Çertifikata e përfundimit të kursit
Shkolla në Barcelonë
Porti më i madh i Mesdheut, kryeqyteti i Katalonisë dhe qyteti i dytë më i madh në Spanjë. Barcelona është metropoli kulturor dhe turistik i Evropës dhe botës. Arkitektura e këti qyteti eshtë e pazakontë për shkak të specifikimeve që ka sa i takon Art Nouveau. Përfaqësuesi më i rëndësishëm i Art Nouveau, Antonio Gaudi e shëndroi Barcelonën në puntori të vetën duke lëne pas vetes kryevepra të pa përsëritshme si Sagrada Familia, të vetmin park të projektuar Park Guell dhe shum ndërtime tjera. Barcelona ka shum muzeje, teatro, skena muzikore, por edhe qendra sportive si dhe terrene për arsye se është edhe qytet Olimpik. Por, nuk duhet haruar edhe plazhet jashtzakonisht të bukur. Shkolla në Barcelona: Shkolla ndodhet në pjesën ekskluzive verilindore të qytetit, jo shumë larg nga rruga më e rëndësishme Diagonal. Posedon klasë me pajisje moderne, kabinete kompjuteri dhe internet wireless. Ekip profesorësh, mësimdhënësish dhe pedagogësh me përvojë e drejtonë me sukses këtë shkollë përgjatë 20 viteve të fundit.
Shkolla në Madrid
Madrid është kryeqyteti i Spanjës me rreth 5 milionë banorë, dhe duke u bazuar te bukuria e tij natyrore është një nga qytetet kryesore në Evropë. Ajo është e vendosur në bregun e lumit Manzanares dhe i përket rajonit historik të Kastiljes. Përveç pasurisë historike dhe kulturore, Madridi ofron jetë nate të mirë dhe argëtuese për të rinjtë. Shkolla në Madrid: Shkolla Enforex në Madrid që ndiqet nga studentë të të gjitha moshave dhe nga pjesë të ndryshme të botës. Është e vendosur në qendër të qytetit 5 min nga Plaza de Espana. Kohët e fundit ajo është rinovuar, ka 40 klasë me pajisje audio-vizuale, dhoma të mëdha studentore, një laborator kompjuterik me 20 kompjuterë me internet wireless, si dhe një bibliotekë dhe video bibliotekë të pajisur mirë.
Apliko tani!
Nëse je gati për të filluar aventurën më të bukur të rinisë tënde, fillo duke dërguar aplikimin tënd online.