top of page

ANGLIA

MËNYRA REVOLUCIONARE E MËSIMIT - SISTEMI EFEKT

EFEKTA është risi revolucionare në mësimin e gjuhës angleze, metodë e mësimit interaktive përmes kompjuterit. Përveç mësimit klasik të gjuhës në klasë me një profesor, tani, me ndihmën e këtij sistemi përdorimin e teknologjisë më të fundit të iLab.innovative language lab si dhe LPod.hand held companion mundësohet realizim i mësimi të avancuar. Ky projekt është përpunuar dhe perfeksionuar për 5 vjet drejtuar nga një ekip i madh ekspertësh (linguistë, informaticjentë, etj.). Secili student që regjistrohet në një kurs të gjuhës merr qasje në Sistemin Efekta gjë që mundëson atij të mësojë gjuhën angleze me ndihmën e kompjuterit para fillimit të kursit, si dhe përdorimin e sistemit 3 muaj pas përfundimit të kursit.

ORGANIZIMI I SHKOLLËS

Në shkollën e gjuhës janë të angazhuar një ekip i personelit të punësuar permanent të detyruar të monitorojnë punën e secilit student individualisht. Duke filluar nga drejtori i shkollës, Accommodation Manager – (Menaxhuesin e Strehimit) përgjegjës për akomodimin, profesorët,–Academic Counselor (Këshilltarë Akademik) personi përgjegjës në ndjekjen e progresit të secilit nxënës, Activities Director (Drejtor i Aktiviteteve) – personi përgjegjës për organizimin e aktiviteteve shoqërore, kulturore dhe sportive të kursantëve.

MËSIMI

26 ose 32 orë Gjuhë Angleze në javë (General – Course Intensive) duke përfshirë 6 ore iLab mësim interaktiv me ndihmën e kompjuterëve dhe një profesor që udhëheq mësimin. Gjatë verës, shkolla organizon kursin Bazë të gjuhës angleze që përmban 20 orë në javë (ky kurs nuk përfshin mësimin iLab). Orët zgjasin 40 minuta. Kurset janë parashikuar dhe organizuara në atë mënyrë që mësimi i gjuhës është përshtatur me nevojat e individit dhe njohjes paraprake të gjuhës gjë që përfaqëson një kombinim ideal të të mësuarit, argëtimit dhe kohës së lirë. Para fillimit të kursit është e detyrueshme të testohet studenti dhe varësisht nga ajo sa e njeh gjuhën, ndahen në grupe sipas niveleve të mëposhtme: Beginner, Elementary, Pre-intermediate, Intermediate, Upper intermediate, Pre-advanced dhe Advanced. Grupet maximalisht përbëhen nga 15 studentë. Të gjithë materialet e kursit ofrohen dhe përfshihen në çmimin e kursit. Pas përfundimit të kursit, secili student merr një certifikatë.

AKOMODIMI

Ndjekësit e kursit të gjuhës angleze mund të vendosen sipas zgjedhjes së tyre:

  • Në një familje: Akomodimi ofrohet dhe sigurohet në dhoma me dy shtretër ku ofrohet pansion i plotë nga e hëna deri të premten dhe gjysëmpansion në fundjavë. Shtrat shtesë, mund të vendoset edhe në dhoma një shtretëshe. Në dhoma akomodojnë studentë të kombësive të ndryshme me qëllim që të flasin sa më shumë në gjuhën angleze…

  • Në konviktet studentore: Akomodimi është i siguruar me vendosjen e studentëve në dhoma me një, dy, tre apo dhoma me më shumë shtretër. Sa i takon ushqimit zakonisht bazohet në vetë-ushqyerjen self-catering (vetë-shërbim), duke përdorur një kuzhinë të përbashkët. Informacione më të hollësishme rreth akomodimit për çdo destinacion mund të merret në agjensinë Narom Travel.

AKTIVITETET JASHTË ORARIT MËSIMOR

Pas përfundimit të orës mësimore shkolla organizon aktivitete sportive dhe sociale për vizitorët (gara sportive, Barbecue, vizitë e vendeve-kulturo historike qyteteve dhe vendeve interesante etj.) Këto aktivitete organizohen dhe menaxhohen nga studentë fillestarë në mënyrë që të zhvillojnë dhe zgjërojnë shoqërinë, njohjen mes veti si dhe të perfeksionojnë gjuhën angleze. Shkolla gjithashtu organizon ekskursione ditore, të cilat janë me zgjedhje dhe paguhen më shumë.

Shkolla në Bormuth

Bormuth është një vend turistik në bregun jugor të Ishullit Britanik dhe është një vendpushim i preferuar për popullin anglez. Është i famshëm për plazhet me rërë, plazha të sigurta dhe të pastra të ashtuquajtura “plazhe të arta”. Bourmouth është vetëm 90 minuta larg nga Londra nëse udhëtojmë me tren. Shkolla Bournemouth: Shkolla është 10 minuta larg nga plazhi duke ecur në këmbë dhe 5 min nga qendra e qytetit. Ndërtesa e shkollës u rinovua tërësisht në vitin 2003. Shkolla përbëhet edhe nga një kopsht tepër i bukur që studentë e shfrytzojnë gjatë pushimit, por edhe për të mësuar. Një herë në muaj, studentët organizojnë koncerte ose shfaqje teatrale që organizohen në Londër, shëtitje me anije, Barbecue në plazh, si dhe aktivitete të ndryshme në Universitetin Bormuth. Studentët e interesuar gjithashtu mund të ngasin kuaj, të luajnë golf ose të bëjn ski në ujë.

Shkolla në Brighton

Brighton është një destinacion turistik në bregun jugor të ishullit, është larg nga Londra 45 min me tren. Është destinacion shumë i popullarizuar si për të rinjtë ashtu edhe për të moshuarit. Trashëgimia kulturore, arkitektura mjaft e bukur dhe fascinuese e karakterizojnë qytetin, dyqanet antike, libraritë, nuk mungojnë as restorantet e shumtë, kafenetë, baret etj. Qyteti të ofron mundësi të shkëlqyera dhe të shumta për mësim, kohë të lirë, rekreacion, sport dhe argëtim. Brighton është vendpushimi i preferuar i anglezëve. Në të kaluarën, Brightoni ishte një zonë e vogël peshkimi ku nuk kishte turistë. Anglezët e quajn atë Londra bregdetare. Shëtitje të gjata përgjatë detit, vajtja në teatër, shëtitja nëper dyqanet artizanale do t’ju bëjë të shijoni qëndrimin tuaj në këtë qytet. Shkolla Brighton: Shkolla është vetëm 5 minuta larg nga plazhi në këmbë dhe 15 minuta nga qendra e qytetit. Ndërtesa ku gjendet shkolla është ndërtuar në shekullin e 19 dhe është nën mbrojtjen e shtetit. Shkolla Brighton ka një karakter ndërkombëtar dhe gjatë muajve të verës ndiqen kurse verore në gjuhën angleze ku marrin pjesë studentë të 50 kombësive të ndryshme. Përveç klasëve klasike, shkolla gjithashtu ka tre klasë me pajisje moderne kompjuterike. Gjithashtu posedon një kafene dhe një librari, shpesh organizon ndeshje futbolli dhe volejbolli, por edhe studioja dramatike është aktive gjithashtu.

Shkolla në Cambridge

Cambridge është një nga qytetet më të vjetra universitare në botë. Emri i qytetit është marë sipas lumit Kem që rrjedh nëpër qytet ku dhe janë të vendosura kolegjet mesjetare përgjatë brigjeve të tij. Qyteti ka 110,000 banorë, shumica e studentëve. Qyteti është shumë i sigurt dhe të huajt mund të gjenden shumë lehtë. Qëndrimi në këtë qytet ofron një mundësi për të ndjerë atmosferën e jetës tradicionale të studentëve që është transferuar nga klasët në pubet e famshme angleze. Mjet kryesor i transportit në Kembrixh është bicikleta, studentët që ndjekin kurset verore huazojnë bicikleta për të lëvizur nëpër qytet. Kembridge është 50 minuta larg nga Londra nëse udhëtojmë me tren. Shkolla Cambridge: Shkolla është 10 minuta larg. nga qendra e qytetit. Përveç profesorëve në shkollë punon edhe një ekip me përvojë dhe eksperiencë, të mjaftueshme për 20 vite pa ndryshuar. Gjatë verës, shkolla organizon vizita në teatro, mbrëmje karaoke, si dhe të ashtuquajturat ditë ndërkombëtare. Përveç klasëve klasike, shkolla është e pajisur me klasë kompjuterike që janë rinovuar kohët e fundit. Brenda shkollës ka një kafene dhe një librari.

Shkolla në Londër

Londra: metropoli më i madh evropian, një konglomerat i kulturave të ndryshme, një përzierje e traditës dhe modernitetit. Një qytet i pasur me monumentet kulturore dhe historike: Buckingham Palace, Piccadilly Sircus, Hide Park, Big Ben, London Bridge, Galeria Kombëtare, London Eye, Madame Tussauds, Covent Garden, Opera House etc. Shkolla: Shkolla në të cilën është organizuar kursi është shumë afër lumit Thames, Hide Park Trafalgar Square. Në afërsi të tij janë stacioni Waterloo, Syri i Londrës dhe teatrot e West End. Shkolla gjendet në një vend të sigurtë dhe të qetë. Ndërtesa e shkollës është ndërtuar në stilin viktorian dhe ka rëndësi historike. Pranë shkollës është qendra sportive, ku luhen volejbolli, futbolli, basketbolli dhe badmintonit.

Shkolla në Oxford

Një qytet i njohur universitar i themeluar në vitin e largët 1167, universiteti më i vjetër në Britaninë të Madhe. Vetë qyteti është vendi ideal për të mësuar pasi që çdo i pesti person i qytetit është student. Shfrytëzoni rastin, së bashku me miqtë, të eksploroni zonat mesjetare dhe kishat baroke, kanalet e lumenjve të Oksfordit, pubet dhe klubet në të cilat do të ndjeni frymën e këtij qyteti universitar. Shkolla e Oxfordit: Shkolla ndodhet 10 minuta në këmbë nga Rruga e Lartë dhe qendra e qytetit. Ndërtesa ku gjendet shkolla është e rrethuar nga një park ku ka një atmosferë ideale për të mësuar dhe përgatitur provimet, por edhe për relaks dhe rekreacion sportiv. Shkolla përfshin dhoma leximi, një laborator, një kafene dhe një hapësirë për pushim. Në këtë shkollë, përveç kurseve të rregullta të gjuhës, organizohen edhe kurset OXFORD

Apliko tani!

Nëse je gati për të filluar aventurën më të bukur të rinisë tënde, fillo duke dërguar aplikimin tënd online. 

bottom of page