top of page

Au Pair Gjermani

Decorating easter Eggs
Kohëzgjatja e programit

Vajzat mund të qëndrojnë në programin AuPair në Gjermani minimalisht 6 muaj dhe maksimalisht 12 muaj.

Obligimet dhe detyrat e vajzave Au Pair
  • Të mbajnë fëmijë rreth 30 orë në javë dhe 2-3 herë në javë edhe në mbrëmje

  • Të dihmojnë në punët e përditshme shtëpiake

  • Të ndjekin kurse të gjuhës gjermane gjatë kohëzgjatjes së programit

  • Të kontribojnë në mbulimin e kostove të sigurimit të detyrueshëm shëndetësor në marrëveshje me programin

  • Të sillen dhe të veshen përshtatçëm.

E drejta e Vajzave Au Pair
  • Një dhomë e veçantë dhe ushqim brenda familjes

  • Të paguhen sipas marrëveshjes me pagë minimale apo para xhepi në vlerë prej 260EUR në muaj

  • Ditë të lira sipas rregullave të programit

  • Pushim vjetor i paguar me kohëzgjatje 4 javë pushime të paguara (pas 12 muaj qëndrimi në familje)

  • Pjesëmarrja në aktivitetet sociale të organizuara nga agjensioni Au Pair nga Gjermania

  • Ndihmë dhe mbështetje gjatë gjithë kohëzgjatjes së programit nga agjensioni që realizon programin

  • Përdorimi i shërbimit telefonik falas në rast urgjence.

Kërkesë
  1. Aplikimi i kompletuar qartë

  2. Çertifikata mjeksore

  3. Letër për familjen Au Pair (në të cilën duhet të përshkruani shkurtimisht veten, familjen tuaj, arsyet për pjesëmarrje në programin Au Pair, çfarë përvoje keni në mbajtjen e fëmijëve, përvojë në vozitje , etj). Në krye të secilës faqe detyrimisht duhet të shkruani emrin, mbiemrin dhe adresën e banimit.)

  4. 2 Rekomandime për mbajtjen e fëmijëve (nga prindërit e tyre)

  5. 1 Rekomandim nga një professor

  6. Fotoalbum (i përbërë nga 8 foto tuaja me familjen tuaj, miqtë dhe fëmijët që keni mbajtur).  Fotot duhet të jenë të ngjitura në format A4 të letrës; nën çdo foto detyrimisht duhë të shkruani se cili është personi në foto).

  7. 5 Foto në format pasaporte, me një buzëqeshje dhe emrin e shkruajtur në sfond.

  8. Fotokopja e patentës së shoferit (sipas dëshirës)

  9. Çertifikata e lindjes

  10. Çertifikata e njohjes të gjuhës gjermane

  11. Vërtetim nga Organet e Punëve të mbrendshme që konfirmon se nuk jeni dënuar

  12. Vërtetim nga gjykata se nuk jeni nën hetim

  13. Vërtetim nga fakulteti për studimet tuaja.

  14. Fotokopja e Diplomës që keni kryer Arsimin e Mesëm (është e këshillueshme të përfshihen kopje të diplomave të tjera për kurse të përfunduara në gjuhë, vizatim, ndihma e parë, konkurse sportive dhe artistike etj)

  15. Fotokopja e faqes së parë të pasaportës

  16. Konfirmimi i kostove të paguara të aplikimit

  17. Curriculum vitae (biografi e shkurtër)

Në agjensinë tonë ju do të merrni aplikimin dhe informacione shtesë rreth programit. Aplikimet e paplotësuara nuk do të merren për shqyrtim. Aplikimet pranohen gjatë gjithë vitit. Koha optimale nga momenti i aplikimit në fillim të programit është rreth 2.5 muaj dhe mund të jetë shumë më e gjatë në varësi të shpejtësisë së gjetjes së familjes së duhur.

Apliko tani!

Nëse je gati për të filluar aventurën më të bukur të rinisë tënde, fillo duke dërguar aplikimin tënd online. 

bottom of page